
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.
Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri. Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore
Pamjet e publikuara nga vetë Luana në Instagram tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.
Në vijim, moderatorja ndau edhe poza provokuese në bikine, të cilat ndezën rrjetin dhe u komentuan gjerësisht nga fansat e saj.
Ditëlindja e Luanës u kthye kështu në një ngjarje të madhe në rrjete sociale, duke përforcuar edhe një herë statusin e saj si një ndër figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në showbizin shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
