LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 14:02

Matësit e energjisë digjen në një objekt në Prishtinë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në një kompleks banesor, papritmas dhe nga shkaqe të panjohura, matësit e energjisë elektrike kanë marrë flakë, raporton IndeksOnline.

Një nga banorët e atij blloku ka deklaruar për IndeksOnline se së pari ishte ndalur një linjë e energjisë, si pasojë e së cilës kanë mbetur pa furnizim plot pajisje, përfshirë dhe ashensorin e objektit.

Më pas, orët matëse që gjenden në katin e parë të bllokut, u përfshinë nga zjarri.

“Ka pasur shumë tym, tym që të ngufatë. Ne, banorët, u detyruam të mbyllim dyert dhe të shpresojmë që zjarri të mos rritet. Hyrja e objektit ka qenë e bllokuar. I kemi lajmëru menjëherë zjarrfikësit dhe KEDS-in” deklaroi për IndeksOnline një banore në atë ndërtesë.

I gjithë objekti vazhdon të qëndrojë pa energji, teksa ekipet e KEDS-it aktualisht janë duke punuar në rrjetin furnizues në këtë ndërtesë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, Samed Shkodra.

Shkodra bëri me dije se ekipet e zjarrfikësve iu përgjigjen telefonatës në rrugën “Ilaz Kodra”, por intervenimi nuk ishte i nevojshëm sepse fatmirësisht zjarri ishte ndalur me t’u ndërprerë energjia nga njësiti i KEDS-it.

IndeksOnline ka kontaktuar KEDS-in dhe është në pritje të një përgjigjeje nga ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE