
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, duke i ulur 5 vite nga vendimi fillestar i dhënë nga Shkalla e Parë, ku ai ishte dënuar me 17 vite.
Vendimi u mor nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, pas ankimimit të bërë nga avokatët e Becchettit.
Biznesmeni akuzohej se përmes kompanive të tij kishte ngritur një skemë mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, duke u përballur me katër akuza të rënda penale:
“Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Falsifikim dokumentesh” “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”
Vendimi i Apelit shënon një tjetër kthesë në sagën gjyqësore të Becchettit, i cili prej vitesh ka qenë një nga emrat më të përfolur në konfliktet mes biznesit dhe drejtësisë shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
