
Leart Haxhiu, i cili ndodhet ne qeli eshte perballur sot me lajmin me te keq te jetes se tij. Teksa ndodhet ne burg, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga mbrojtja e tij në lidhje me çështjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”.
Vendimi i marrë nga trupa gjykuese vulos përfundimisht dënimin maksimal ndaj Haxhiut, i cili ishte dënuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë.
Sipas dosjes hetimore dhe vendimeve të mëparshme gjyqësore, në atë atentat humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u shkaktuan edhe pasoja të tjera të rënda.
Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë konfirmon të gjitha shkallët e mëparshme të gjykimit, duke e lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
