
Një front i ri po trondit Lindjen e Mesme dhe këtë herë vëmendja është kthyer fuqishëm nga Jemeni! Avancimi i shpejtë i Huthive dhe pozicionimi i tyre pranë korridorit strategjik të Bab el-Mandebit po rrit ndjeshëm presionin mbi Arabinë Saudite dhe rrugët ndërkombëtare të transportit detar.
Raportimet e fundit flasin për zgjerim territorial të forcave Huthi, përdorim të dronëve dhe raketave, si dhe një rol të rëndësishëm të mbështetjes iraniane në forcimin e kapaciteteve të tyre.
Në analizën e tij, kolonel Demiraj ndalet pikërisht te kjo strategji presioni: pse Bab el-Mandebi është kaq vendimtar, çfarë arsenali po përdoret në terren dhe sa të mëdha mund të jenë kostot strategjike dhe ekonomike për Arabinë Saudite.
Tensionet janë shtuar edhe më tej nga sulmet e fundit ndaj objektivave saudite dhe nga rënia e trafikut detar në zonat më të ndjeshme të rajonit.
Por analiza nuk përfundon në Jemen. Në pjesën e fundit, vëmendja zhvendoset në Shqipëri, ku Demiraj prek edhe akuzat e para që lidhen me përgjimet, duke hapur një tjetër temë që pritet të ndezë debat të fortë.
