LAJME / E Hënë 21 Shtator 2026, 14:02

E trishte! I moshuari ndërron jetë duke pritur autobusin (Dalin pamjet )

Një ngjarje tronditëse është regjistruar ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Prej ku mësohet se një burrë i moshuar, rreth moshës 70-75 vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej në stacion duke pritur autobusin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, në lagjen numër 13, aty ku i moshuari dyshohet se është rrëzuar papritur në tokë, duke humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por rrethanat e plota të ngjarjes priten të bëhen publike në orët në vijim pas verifikimeve të autoriteteve përkatëse.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)