
Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Pronari i njohur i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, është dhunuar në mënyrë brutale dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Burime për JOQ Albania raportojnë se autorët e dyshuar janë pikërisht pronarët e barit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit, dhe motivi i sulmit dyshohet të jetë një denoncim i bërë nga Kasaj drejtpërdrejt te kryeministri Rama, për zaptimin e hapësirave publike me tenda nga lokalet përreth.
Sipas dëshmive, policia ka ndërhyrë vetëm pasi sherri kishte ndodhur, ndërsa viktima është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për incidentin që po trondit rrjetin.
A po ndëshkohet zëri i lirë dhe denoncimi qytetar në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
