
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ku një tjetër grua ka mbetur viktimë nga duart e bashkëshortit të saj. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë, mësohet se një 80-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në banesë.
Referuar nga informacionet e para dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se bashkëshorti I viktimës është shoqëruar në komisariat dhe po kryhet marrja e tij në pyetje në përpjekje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, ka thënë Bytyqi.
Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në Malishevë ku e reja Jetlira Foniqi dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Egzon Byqyti. 25-vjeçarja e cila ishte në pritje të ëmbël, fatkeqësisht humbi jetën, ndërkohë që Bytyqi vijon të jetë në spital. Siç dhe raportuam më herët, dyshohet se i riu pasi vrau bashkëshorten me foshnjën në bark, qëlloi më pas dhe veten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
