
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrjetet sociale dhe median britanike, pasi influencuesja Klaudia Zakrzewska ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një makinë në qendër të Londrës.
32-vjeçarja u përfshi në këtë aksident tragjik jashtë klubit të natës “Inca” në Argyll Street (Soho), në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ndonëse u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ajo fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Klaudia, e cila njihej në rrjet me emrin Klaudiaglam, numëronte mbi 270,000 ndjekës në Instagram.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë 29-vjeçarja Gabrielle Carrington, një ish-konkurrente e talent-showt “The X Factor” në vitin 2013, e cila gjithashtu ka një audiencë prej mbi 360,000 ndjekësish nën llogarinë RielleUK.
Pas vdekjes së Zakrzewska-s, akuza fillestare për tentativë vrasjeje ndaj Carrington është rënduar zyrtarisht në vrasje.
Përveç kësaj, ajo përballet me akuza të tjera të rënda, përfshirë lëndim të rëndë trupor me dashje, drejtim i rrezikshëm i automjetit dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Ajo është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë sërish para gjykatës më 19 maj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
