LAJME / E Mërkurë 17 Shtator 2025, 23:11

Makina fluturon jashtë rruge dhe përmbyset, çfarë ndodhi në aksin Tiranë- Elbasan?!

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë–Elbasan, në zonën e Dopaj, ku një automjet dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sipas policisë, shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Përplasja ishte e fortë dhe solli përmbysjen e automjetit, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar me pasoja të rënda. Pasagjerët dhe drejtuesi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit dhe po menaxhohet trafiku në zonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE