LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 19:07

Lumir Abdixhiku sapo e morri lajmin e rëndë

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur një iniciativë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, raportojnë mediat në Kosovë.

Sipas raportimit të KosovaPress, iniciativa po udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, kryetar i Degës së LDK-së në Pejë dhe njëherësh kryetar i Komunës së Pejës.

Burimet e këtij mediumi bëjnë të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 150 nënshkrime të delegatëve që mbështesin thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. LDK-ja numëron gjithsej 355 delegatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse iniciativa do të arrijë mbështetjen e nevojshme për të avancuar më tej.

Sipas të njëjtit raportim, kjo nismë ka ardhur si pasojë e pakënaqësive të një pjese të strukturave të partisë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, rezultat për të cilin disa zyrtarë të LDK-së kanë shprehur rezerva edhe publikisht.

Në qendër të kritikave, sipas raportimeve, është kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin disa zyrtarë të partisë vlerësojnë se duhet të ketë një debat të brendshëm mbi rezultatin zgjedhor dhe drejtimin e mëtejmë të subjektit politik.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me raportimet për mbledhjen e nënshkrimeve apo mundësinë e mbajtjes së një Kuvendi të Jashtëzakonshëm.

Mbetet të shihet nëse iniciativa do të sigurojë mbështetjen e nevojshme të delegatëve dhe nëse organet drejtuese të partisë do të ndërmarrin hapa për thirrjen e Kuvendit në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE