
Emërime të reja janë kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në struktura të ndryshme në veri të vendit.
Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë.
Mariglen Duçi, i cili ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, ndërsa Besmir Dervishi ka marrë detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas shkarkimit nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Kamëz,
Ndërkohë, Ervis Gjoshi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër, ndërsa Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, lëvizjet në strukturat e Policisë kanë ardhur pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).
Mësohet po ashtu se procesi i vlerësimit të performancës do të vijojë edhe në struktura të tjera të Policisë së Shtetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
