
Pas ndarjes së bujshme nga Jashari, e cila për javë të tëra u komentua në rrjetet sociale dhe mediat rozë, emri i Hatit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Shkak janë bërë disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjet, ku influencerja shihet në shoqërinë e një djali të panjohur për publikun. Pamjet janë shpërndarë fillimisht nga një faqe në Instagram dhe kanë ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.
Në fotografitë që po qarkullojnë online, Hati shfaqet pranë djalit në fjalë në një ambient publik, ndërsa afërsia mes tyre ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të aludojnë për një lidhje të mundshme romantike.
Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë influencerja, komentet nuk kanë munguar.
Për momentin, Hati ka zgjedhur të mos reagojë publikisht lidhur me këto pretendime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
