LAJME / E Martë 16 Dhjetor 2025, 21:09

Lapaj: Asnjë parti nuk e rrëzon Ramën, opozita po e mban në pushtet

Adriatik Lapaj ka deklaruar se asnjë parti politike nuk është në gjendje ta mposhtë qeverinë Rama me mënyrën aktuale të veprimit, duke kritikuar ashpër opozitën dhe veçanërisht Partinë Demokratike.

Sipas Lapajt, përballja politike nuk fitohet me mitingje dhe foltore, duke iu referuar drejtpërdrejt protestave të organizuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha, të cilat ai i cilëson si një qasje të gabuar.

“Problemi i PD-së është mënyra si lidershipi ka marrë vendimet, duke i dhënë Ramës oksigjen. Gabimet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të mëdha,” u shpreh Lapaj.

Ai solli si shembull edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të komprometuar, ndërsa kërkoi që të ketë hetim për vendimmarrjet e opozitës.

“Ky person do të njihet si doktrina e ‘Shabanizmit’, si një njeri që tradhton,” deklaroi ai.

Megjithatë, Lapaj theksoi se, pavarësisht situatës aktuale, pasojat për qeverinë janë të pashmangshme.

“Është naive të mendosh se kjo qeveri nuk do të mbajë pasoja për veprimet e saj. Shumë shpejt, kjo apati do të kthehet në një qëndresë që Shqipëria nuk e ka parë më,” u shpreh ai.

Sipas Lapajt, qytetarët janë të tronditur dhe të frikësuar nga abuzimet me paratë publike, çka sipas tij do të sjellë një reagim të fortë shoqëror në të ardhmen e afërt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE