LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 11:11

LAJMI FUNDIT - Është v*rarë një 19-vjeçar shpërndarës ushqimi

Mbrëmë në qytetin kroat Drniš është vrarë një 19-vjeçar, ndërsa policia po zhvillon një operacion intensiv për kapjen e një të dyshuari 50-vjeçar që është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

Sipas njoftimit të Policisë së Qarkut Šibenik-Knin, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05 në tarracën e një shtëpie familjare në Drniš.

Sipas të dhënave të deritanishme, 50-vjeçari K.A. ka qëlluar me armë zjarri një shtetas kroat 19-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Mediat kroate raportojnë se viktima dyshohet se kishte dërguar një porosi ushqimi tek i dyshuari, pas së cilës ndodhi edhe incidenti fatal, rrethanat e të cilit ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Policia ka bërë të ditur se në terren janë angazhuar forca të shumta policore dhe se po vazhdon kërkimi për autorin, si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu, autoritetet konfirmojnë se i dyshuari më parë ka qenë i njohur për policinë, përfshirë një rast të mëhershëm në vitin 2023 për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve.

Hetimet për vrasjen e të riut dhe kapjen e të dyshuarit janë ende në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE