LAJME / E Premte 1 Maj 2026, 22:10

Lajm shumë me rëndësi për të gjithë që jetojnë në Gjermani

Lajm shumë me rëndësi për të gjithë që jetojnë në Gjermani: Qeveria gjermane ka miratuar një paketë kursimesh në vlerë prej miliarda euro për shëndetësinë. Problemi më i madh është që me këtë reformë, siç thonë disa kritikë, vijnë ndoshta lehtësime për fondet e sigurimeve, por jo edhe për qytetarët.

Qeveria ka miratuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë që u quajtën “historike” nga Kancelari Merz. Qëllimi kryesor i qeverisë është të mbajë kontributet e sigurimeve shëndetësore për individët dhe kompanitë në 14.6 përqind.

Ministrja Nina Warken parashikon kursime prej 16.3 miliardë eurosh vitin e ardhshëm nëse reforma zbatohet. Por masat e planifikuara do të nënkuptojnë barrë të reja për ata me sigurim shëndetësor ligjor, si dhe për industrinë farmaceutike, mjekët dhe vetë fondet e sigurimeve shëndetësore.

Warken tha se barrën e reformës do ta bartin të gjithë, por ka shumë kritikë që thonë se më së shumti do të ngarkohen kontributpaguesit, pra njerëzit e rëndomtë.

Reforma duhet të miratohet natyrisht edhe në Bundestag e Bundesrat, por së shpejti do t’ju njoftoj me të gjitha detajet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE