LAJME / E Hënë 27 Tetor 2025, 15:03

“Lajm i trishtë: Ndërron jetë zyrtari shqiptar pas një beteje të gjatë me sëmundjen”

Mitrovicë, Kosovë – Një ndjenjë trishtimi ka përfshirë qytetin e Mitrovicës pas ndarjes nga jeta të Petrit Hotit, një të riu që luftoi për vite me një sëmundje të rëndë të mushkërive.

Hoti ndërroi jetë të hënën, pas një beteje të gjatë shëndetësore. Pak kohë më parë, për trajtimin e tij ishte bërë edhe një thirrje për ndihmë financiare, që tregonte ashpërsinë e përballjes së tij me sëmundjen.

Miqtë, familjarët dhe bashkëqytetarët e kujtojnë si një person të përkushtuar, të qetë dhe punëtor, ndërsa dhimbja për humbjen e tij është e thellë në komunitet.

Në karrierën e tij profesionale, Petrit Hoti kishte shërbyer si zyrtar i sigurisë në kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke dhënë kontribut në institucionet qendrore të vendit.

Ai lë pas vetes dy fëmijë të vegjël dhe shumë kujtime të dashura tek familja, kolegët dhe miqtë.

Komuniteti i Mitrovicës dhe ish-kolegët nga institucionet qendrore kanë shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Hoti në këtë moment të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE