LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 22:10

Lajm i mirë për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Nga 1 korriku 2026, pensionet në Gjermani do të rriten me 4.24 për qind, duke prekur rreth 21.5 milionë pensionistë në mbarë vendin.

Vendimi është pjesë e rregullores për përcaktimin e vlerës së pensionit për vitin 2026, e cila është hartuar nga qeveria federale dhe është miratuar pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.

Kjo shënon rritjen e katërt brenda pesë viteve të fundit me më shumë se katër për qind në nivel vjetor. Megjithatë, pavarësisht rritjeve të njëpasnjëshme, ekspertët dhe shumë pensionistë vlerësojnë se niveli i pensioneve në Gjermani vazhdon të mbetet relativisht i ulët.

Sistemi gjerman i pensioneve bazohet në pikët e fituara gjatë viteve të punës. Sa më të larta të jenë të ardhurat dhe kontributet e paguara, aq më shumë pikë grumbullohen, duke ndikuar drejtpërdrejt në shumën e pensionit që përfitohet pas daljes në pension, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE