LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 23:11

Lajm i mirë për familjet kosovare, merren këto dy vendime

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar dy udhëzime administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale dhe Udhëzimin Administrativ për procedurën e dhënies, përsëritjes, pezullimit dhe marrjes së licencës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas tij, këto udhëzime vendosin rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Hoti ka bërë me dije se miratimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, si dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët.

“Me këto udhëzime vendosen rregulla më të qarta për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe institucioneve private që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe në garantimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe me standarde të njëjta për qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE