LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 21:09

Aktorja Ece İrtem u nda nga jeta në mënyrë tragjike, publikohet shkaku i vdekjes

Vdekja e aktores së njohur turke, Ece ?rtem, e cila u bë e famshme për interpretimin e personazhit “I??l” në serialin “K?z?lc?k ?erbeti” (Sherbeti i Shegës), tronditi opinionin publik dhe nxiti spekulime të shumta, transmeton Raporto24.

Aktorja u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Kad?köy më 15 qershor 2026 nga nëna e saj, ndërsa menjëherë pas ngjarjes në media u përhapën pretendime se vdekja mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Megjithatë, raporti zyrtar i autopsisë, i përgatitur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka sqaruar përfundimisht rrethanat e vdekjes. Sipas rezultateve të ekspertizës, Ece ?rtem humbi jetën si pasojë e helmimit nga alkooli.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe avokati i saj, U?ur Gökkoyun, i cili bëri të ditur se aktorja kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Tajlandë më 27 maj, pasi ishte kafshuar nga një majmun. Sipas tij, mjekët i kishin përshkruar një terapi 21-ditore, por ajo e kishte ndërprerë trajtimin pas ditës së 11-të.

Avokati shtoi se dokumentacioni mjekësor dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve konfirmojnë se shkaku i vdekjes nuk lidhet me kafshimin e majmunit, por me helmimin nga alkooli. Ai theksoi gjithashtu se rasti është përcjellë tek autoritetet kompetente dhe është bërë publik edhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes së Largët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE