
Lajm i mirë për familjet në Kosovë – nesër pritet të ekzekutohen shtesat për fëmijë për muajin maj, ku mijëra familje përfituese do t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre bankare.
Sipas informacioneve që kanë qarkulluar ditëve të fundit lidhur me kalendarin e pagesave sociale, ekzekutimi i shtesave pritet të bëhet gjatë së hënës, ashtu siç ndodh zakonisht me pagesat mujore për kategoritë përfituese.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka premtuar edhe mbështetje shtesë prej 100 euro për të gjithë fëmijët që janë pjesë e skemës së shtesave për fëmijë. Ky vendim është marrë në kuadër të “Pakos për përballje me inflacionin 2.0”, e cila përfshin edhe pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i qeverisë është që këto pagesa të realizohen sa më shpejt, ndërsa ministri i Financave ka bërë të ditur se për fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasi institucionet tashmë posedojnë listat e përfituesve.
Kujtojmë se shtesat për fëmijë janë rritur edhe më herët nga qeveria, ku aktualisht përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në të gjithë Kosovën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
