LAJME / E Martë 30 Shtator 2025, 14:02

Lajm i madh nga Strasburgu: Deputetja socialiste merr detyrë të re në Asamblenë Parlamentare

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka marrë një prej posteve më të rëndësishme në politikën europiane: ajo është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Xhaçka përmes një postimi në Facebook, ku e cilëson këtë zhvillim si një mesazh të fortë besimi për Shqipërinë.

“Ky është një tregues se vendi ynë ka zë, peshë dhe vizion”, shkruan ajo, duke shtuar se posti i ri i sjell përgjegjësi të mëdha.

Xhaçka premton të forcojë zërin e Shqipërisë në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ajo thekson se do të angazhohet fort për:

mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit, qëndrimin pranë Ukrainës në betejën për drejtësi dhe paqe, nxitjen e reformave që e bëjnë Shqipërinë një partnere më të besueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE