
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë, ku është hedhur në erë makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci.
Mësohet se makina tip “Range Rover” me targë KR 8778A ishte e parkuar. Sipas informacioneve paraprake, eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale.
Forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të shpërthimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
