LAJME / E Hënë 21 Shtator 2026, 09:09

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

Ashtu siç u paralajmërua më parë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka dhënë vetë Rama i cili shkruan se do të marrë pjesë në një takim sot pasdite me shqiptarët në Michigan, teksa fton shqiptarët që t’i bashkohen takimit të tij.

“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkruan kryeministri.

Ky është udhëtimi i dytë i kryeministrit Edi Rama në drejtim të Amerikës, pasi pas mbledhjes së Bordit të Paqes që u mbajt në shkurt, kryeministri do të takohet për të dytën herë brenda vitit me Trump dhe liderët botërorë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, takim i cili do të nisë më 22 dhe mbyllet më 28 shtator.