
Japonia ka miratuar një ndryshim historik në të drejtën familjare, duke u mundësuar prindërve të divorcuar kujdestari të përbashkët mbi fëmijët, diçka që deri më tani nuk ekzistonte në vend.
Ndryshimet në Kodin Civil hynë në fuqi më 1 prill 2026, me ç’rast Japonia pushoi së qeni i vetmi shtet i G7-ës që nuk e njihte konceptin e kujdestarisë së përbashkët.
Sistemi i deritanishëm parashihte që vetëm njëri prind, pas divorcit, të kishte të drejta ligjore mbi fëmijën, ndërsa tjetri shpesh humbiste plotësisht kontaktin me të.
Një nga prindërit e prekur nga sistemi i vjetër është Deng, i cili jeton në Japoni prej më shumë se dy dekadash. Pas divorcit, ish-partnerja e tij i mori dy fëmijët pa paralajmërim, ndërsa atij iu lejuan vetëm takime të kufizuara dhe nën mbikëqyrje.
“Mendoj se fëmijët kanë të drejtë të komunikojnë me të dy prindërit sa herë që ndjejnë nevojë”, deklaroi ai për BBC.
Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë dhe Punës, në vitin 2024 rreth 38.5 për qind e martesave në vend përfunduan me divorc, ndërsa kujdestaria në më shumë se 86 për qind të rasteve iu është dhënë nënave.
Mbështetësit e ligjit të ri vlerësojnë se ai do t’i ndihmojë fëmijët të ruajnë lidhjet me të dy prindërit dhe do të kontribuojë në një ndarje më të drejtë të përgjegjësive prindërore.
“Jam njëqind për qind i bindur se kjo është një ndryshim i mirë për shoqërinë tonë, veçanërisht për fëmijët”, deklaroi avokati i së drejtës familjare nga Tokio, Seiya Saito.
Megjithatë, ligji ka ngjallur shqetësime te organizatat për mbrojtjen nga dhuna në familje. Kritikët paralajmërojnë se viktimat e dhunës mund të detyrohen sërish të kenë kontakt me ish-partnerët e tyre.
Ligji parashikon që gjykatat të mund të vendosin kujdestari ekskluzive nëse ekzistojnë prova për dhunë familjare, por një pjesë e viktimave druhen se raste të tilla do të jenë të vështira për t’u dëshmuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
