
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen e një 32-vjeçari në Ferizaj.
Sipas vendimit të Gjykatës, masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 29 korrik 2026, ndërsa vendimi është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ngjarja ka ndodhur më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Prokuroria dyshon se viktima, me inicialet F.H., kishte shkuar në banesën e marrë me qira nga babai i të pandehurës, M.B., ku ndodhej edhe Arjeta Roshaj.
Sipas dosjes hetimore, gjatë qëndrimit në banesë mes viktimës dhe të dyshuarës ka shpërthyer një mosmarrëveshje, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Prokuroria pretendon se gjatë konfliktit, Arjeta Roshaj ka marrë armën e zjarrit që ndodhej në posedim të viktimës dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Si pasojë e plagës së marrë, F.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me këto veprime, Arjeta Roshaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”, të paraparë me nenin 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme procedurale në këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
