LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 15:03

Kurti me gruan e tij deklarojnë 530 mijë € banesë në Norvegji e mbi 72 mijë € të hyra vjetore

Ndonëse më 31 maj të vitit 2018 e sfidonte kryeministrin e atëhershëm, Ramush Haradinaj, me llogaritje të bruto produktit vendor, tetë vjet më pas duket se njohuritë për mënyrat e llogaritjes nuk i mjaftuan kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, për ta rritur atë.

GDP-ja apo bruto produkti vendor pasqyron suksesin ekonomik të një vendi, bazuar në sasinë e prodhimit, konsumit, investimeve, importeve dhe eksporteve të një shteti brenda një periudhe të caktuar.

E përkundër se Kurti la të kuptohet se i di të gjitha metodat për matjen e saj, kjo nuk i mjaftoi, pasi pas afro shtatë vitesh qeverisje, Kosova për vitin 2025 rezultoi, në bazë të GDP-së apo bruto produktit vendor, vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Moldavisë, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të Kohavisionit, lidhur me këtë rezultat, Kurti tha se ka përmirësim, mirëpo vazhdojmë të qëndrojmë të varfër.

“Ne nuk kemi qenë veç më të varfërit, ne kemi qenë shumë të varfër. Tash jemi shumë më pak të varfër. E megjithatë jemi ndër më të varfërit. Ky është realiteti.”

Mirëpo, varfëria e ka përcjellë vendin edhe pas vitit 2025.

Kosova ka shënuar një rritje të çmimeve prej 7.5 për qind në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo rritje e çmimeve përfshin strehimin, energjinë elektrike, ujin, ushqimin, kujdesin personal e të tjera.

Megjithatë, kjo nuk duket se i ka varfëruar edhe një pjesë të përfaqësuesve të popullit, të cilët nuk kanë ndalur së hyrë në obligime financiare për të shtuar pasurinë e tyre në patundshmëri.

Vit pas viti, banesat, shtëpitë dhe pasuria e politikanëve në pushtet apo opozitë po rriten.

“Nuk do të ketë më rrogë të vogël e fitim të madh”, kishte thënë ai më 20 prill të këtij viti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE