
Shoqata Shqiptare e Bankave ka ngritur shqetësimin për shtimin e përpjekjeve për mashtrim përmes telefonatave VOIP (telefonata përmes internetit), pas sinjalizimeve të fundit të ardhura nga sistemi bankar.
Në një njoftim për publikun, bankat u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndajnë asnjë informacion personal apo bankar përmes telefonit me persona që pretendojnë se janë përfaqësues të bankave.
Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, institucionet bankare nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të ndjeshme si numrin e plotë të kartës bankare, kodin PIN, kodet e sigurisë (OTP), fjalëkalimet e shërbimeve bankare online
Shoqata u bën thirrje qytetarëve që, nëse marrin telefonata të dyshimta, të mos japin asnjë informacion dhe të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre për verifikim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
