
Pas deklaratës tronditëse të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, Beogradi ka ngritur sërish tonet. Këtë herë është presidenti Aleksandër Vuçiç që ka lëshuar një urdhër për ushtrinë, duke shtuar tensionet me retorikën e tij ndaj Kosovës.
Vuçiç ka përsëritur se Serbia nuk do të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë “pjesë të atdheut” dhe duke iu referuar si Kushtetutës serbe, ashtu edhe “drejtësisë së Zotit”.
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit serb u dha edhe një mesazh Forcave të Armatosura, duke kërkuar që ushtria të jetë gjithmonë e gatshme për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sovranitetin e Serbisë. Ai theksoi se ruajtja e paqes mbetet prioritet, por shtoi se ushtria duhet të jetë e përgatitur për çdo sfidë që mund të paraqitet.
“Aleanca dhe bashkëpunimi janë të nevojshme, por ne duhet të jemi gjithmonë mjaftueshëm të fortë për të ruajtur vendin tonë dhe për të mbrojtur vendin tonë. Ajo për të cilën jeni betuar sot është respektimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë, ruajtja e integritetit territorial të vendit tonë, dhe po jua them këtë sepse e di se çfarë presionesh do të kaloni ju dhe udhëheqja politike, por ne nuk kemi asgjë më të shenjtë dhe asgjë më të rëndësishme se atdheu ynë. Kosova dhe Metohia është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë këtë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë vend të shenjtë, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë vetvetja në mënyrën tonë”, tha Vuçiç raportojnë mediat në Beograd.
Vuçiç e bëri deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave te Armatosura të Serbisë sot në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
“Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, shtoi Vuçiç.
Vuçiç pretendoi gjithashtu se në rajon po krijohen aleanca të drejtuara kundër Serbisë. Ai tha se ky zhvillim ka shtyrë autoritetet serbe të investojnë në modernizimin e ushtrisë dhe në pajisjen e saj me armatim më të avancuar.
Në fjalën e tij ai vlerësoi nivelin e përgatitjes së oficerëve të rinj, duke e cilësuar dijen e tyre si një nga asetet më të rëndësishme të shtetit. Vuçiç falënderoi edhe familjet e kadetëve për mbështetjen e dhënë gjatë formimit të tyre ushtarak.
Presidenti serb deklaroi se Ushtria e Serbisë është sot më e armatosur dhe më e pajisur se në të kaluarën. Ai tha se investimet në mbrojtje janë bërë, sipas tij, për të shmangur dobësinë ushtarake dhe për të forcuar aftësinë mbrojtëse të vendit.
Në fund të ceremonisë, Vuçiç u tha oficerëve se zgjedhja e profesionit ushtarak kërkon përgjegjësi dhe përgatitje, ndërsa i përgëzoi për përfundimin e Akademisë Ushtarake dhe për detyrat që do të marrin në shërbim.
Ndërkohë Bashkimi Evropian e ka dënuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.
“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper duke iu adresuar gazetarëve në Bruksel.
Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, shtoi Hipper.
Edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se është e tronditur nga deklarata e ministres Paunoviq.
Ajo shfaqi shpresën se bëhet fjalë për një qëndrim individual, e jo për qëndrimin e gjithë Qeverisë së Serbisë.
“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon apo madhëron spastrimin etnik. Personalisht, jam vërtet e tmerruar që në këtë kohë duhet të flasim ende për gjëra të tilla”, tha Kos në një konferencë për media, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
