
Dinamika e pagave në tregun e punës vazhdoi trendin e saj rritës në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e bizneseve për të konkurruar në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.
Megjithatë, struktura e pagave tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së aftë për punë vazhdon të përballet me të ardhura modeste. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026 paga mesatare bruto mujore arriti në 74,010 lekë me një rritje vjetore prej 19%. Kjo do të thotë se 50 përqind e punonjësve me pagë paguhen 74,010 lekë në muaj bruto.
Pikërisht gjysma e të punësuarve në vend marrin një pagë neto prej më pak se rreth 60,000 lekësh në muaj (pas zbritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat), ndërsa gjysma tjetër paguhet mbi këtë nivel.
Ndryshimi më i fortë u regjistrua pikërisht në tremujorin e parë të vitit 2026, ku paga mesatare u rrit me 11.2% krahasuar me fundin e vitit 2025 si rezultat i efekteve të pagës minimale që solli një efekt zinxhir në të gjithë kategorinë e pagave.
Nga ana tjetër, paga mesatare bruto ka vazhduar të rritet, por me një ritëm më të moderuar. Në tremujorin e parë të vitit 2026, ajo arriti në 90,119 lekë me një rritje vjetore prej 9.6%. Paga mesatare ishte 18% më e lartë se paga mediane. Ky ndryshim u ngushtua krahasuar me vitin 2025, pasi pagat e nivelit të ulët dhe të mesëm kanë përjetuar një rritje më të shpejtë se pagat shumë të larta, të cilat zakonisht e shtrembërojnë treguesin mesatar.
Ndryshe nga paga mesatare, e cila ndikohet nga pagat shumë të larta të një pakice, paga mesatare është treguesi më i saktë i standardit real të jetesës së shoqërisë.
Për ekspertët e ekonomisë, shifra prej rreth 60 mijë lekësh neto për gjysmën e fuqisë punëtore mbetet një sfidë e hapur për konsumin dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Aftësia e saj për të mbuluar nevojat e jetesës varet pothuajse tërësisht nga fakti nëse individi ka apo jo një detyrim qiraje, veçanërisht në një treg me kosto në rritje si ai i Tiranës.
Për një person që jeton vetëm dhe që duhet të paguajë qira, kjo pagë mezi mjafton për të mbuluar mbijetesën dhe nevojat më kritike ekzistenciale. Pjesa më e madhe e të ardhurave, pothuajse gjysma e tyre, shkon menjëherë për strehim në një zonë periferike ose në një apartament modest studio. Nëse individi nuk ka shpenzime strehimi, e njëjta pagë siguron një mënyrë jetese më të qëndrueshme për një person beqar.
Llogaritjet tregojnë se për të pasur një jetë dinjitoze pa kufizime të rënda, një pagë neto prej 60 mijë lekësh në muaj funksionon mirë vetëm si një pagë e dytë brenda një familjeje ose për një të ri që sapo ka hedhur hapat e parë në tregun e punës dhe ende nuk ka përgjegjësi familjare apo qira. /Monitor , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
