
Në një intervistë për median lokale, kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila pritet të paraqitet nesër para SPAK për të dëshmuar në lidhje me akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi të.
Çela e cilësoi këtë si një moment vendimtar për drejtësinë shqiptare, por shprehu dyshime se ish-ministrja mund të mos paraqitet, duke pretenduar se mund të ketë “manovra politike” për ta vonuar procesin.
Sipas tij, Balluku mund të përdorë arsye të ligjshme për të kërkuar shtyrjen e seancës ose për të fituar kohë përmes justifikimeve të ndryshme.
Kreu i PD-së në Pogradec shtoi se kjo mund të jetë pjesë e një taktike për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke përfituar nga mbështetja politike brenda qeverisë. Ai theksoi se SPAK ka përballë një provë të rëndësishme për të treguar nëse do të veprojë me paanshmëri apo do të lejojë ndërhyrje politike në proceset ligjore.
Në deklaratën e tij, Çela u shpreh me tone të ashpra ndaj qeverisë:
“Ushtarët e Rilindjes po bien një nga një. Por problemi nuk janë vetëm ata – gjenerali i këtij sistemi korruptiv është Edi Rama vetë. Ai ka mbledhur rreth vetes njerëz pa identitet politik, që firmosin çdo aferë që u kërkohet.”
Çela shtoi se çmimet e larta të projekteve publike, përfshirë edhe ato të infrastrukturës rrugore, janë tregues të korrupsionit të thellë që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me Ballukun dhe me mënyrën e funksionimit të qeverisë aktuale.
“Nëse drejtësia nuk vepron tani, do të thotë se korrupsioni ka pushtuar çdo qelizë te shtetit. Shqipëria është kthyer në një hambar korrupsioni dhe kokaine,” përfundoi Çela, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
