
Një deklaratë e fortë nga Donald Trump ka trazuar raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në një intervistë për revistën “Time”, ish-presidenti amerikan paralajmëroi se Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen e SHBA-së nëse ndërmerr hapa për aneksimin e Bregut Perëndimor.
“Nuk do të ndodhë. U dhashë fjalën vendeve arabe dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Nëse Izraeli e bën, do të humbasë çdo mbështetje nga Shtetet e Bashkuara,” – deklaroi Trump, duke nënvizuar se stabiliteti rajonal varet nga respektimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit amerikan.
Në të njëjtën linjë, edhe zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance reagoi ashpër ndaj votimit paraprak në Knesset për aneksimin e Bregut Perëndimor, duke e quajtur atë “një budallallëk politik”.
“Ishte një votë e çuditshme dhe e panevojshme. Më thanë se ishte simbolike, por është një dredhi politike shumë budallaqe dhe e gjej fyes,” – tha Vance nga aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv, përpara largimit të tij nga Izraeli.
Sipas tij, “Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet” dhe kjo do të mbetet politikë e palëkundur e SHBA-së.
Sa i përket armëpushimit në Gaza, Vance u shpreh se të dyja palët, Izraeli dhe Hamasi, po e respektojnë aktualisht, ndërsa shtoi se komunikimet me Hamasin bëhen përmes ndërmjetësve arabë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
