LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 21:09

Kreshnik Spahiu tregon prapaskenat e Berishës: Nuk do që të rrëzojë Ramës, por…

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se qëllimi i kryedemokratit Sali Berisha nuk është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Duke komentuar protestën e 17 prillit të PD-së, Spahiu tha se kishte një numër të ulët pjesëmarrësish.

Sipas Spahiut, kur protestat e opozitës vijnë duke u rrudhur e dobësuar, vetëm sa e forcojnë kundërshtarin politik, në rastin konkret PS-në dhe kryeministrin Rama.

“Mesa duket, e gjithë analiza e një proteste tregon qartë tashmë që qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës nga pushteti, përkundrazi. Nëse një protestë dështon me dhjetëra herë, nëse një protestë vjen duke u rrudhur, atëherë nuk bën gjë tjetër veçse e forcon kundërshtarin. Kundërshtari merr fuqi me gjithë dobësitë që ka. Sot nuk flitet më për zgjedhje të parakohshme, sepse me dështimin e vet opozita vetëm sa e forcoi Ramën”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu tha se qëllimi i vetëm i protestave të Berishës është monopolizimi i opozitarizmit në Shqipëri.

Spahiu theksoi se Berisha kërkon që me protestat e tij të zbehë rolin e çdo faktori opozitar në vend dhe sipas juristit, kryedemokrati pretendon që në zgjedhjet e ardhshme të jenë ‘në lojë’ vetëm dy parti.

“Opozita ka arritur vetëm një sukses në protestat e saj, që është monopolizimi i opozitarizmit. Berisha e ka thënë qartë, që ‘sfida jonë është të jemi të vetmit faktor opozitar’. Kjo do të thotë se të gjithë faktorët e tjerë duhet të shpërbëhen. Brenda partisë të shpërbëhet Ervin Salianji dhe çdo faktor tjetër, partitë e reja t’i zbehë me protestat e tij dhe të thotë që ‘vetëm ne jemi forca opozitare’. Në thelbin e vet ai ka vetëm një objektiv, që në zgjedhjet e ardhshme të ngelen vetëm dy parti”, përfundoi Spahiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE