
Një lajm i trishtë ka prekur familjen, miqtë dhe të afërmit e Ardian Brahimit nga Mitrovica, i cili është ndarë nga jeta në moshë të re.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik, ku kanë bërë të ditur se Ardiani është varrosur në qytetin Kolding të Danimarkës, ku edhe jetonte.
Në njoftimin e familjes thuhet:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë djali i axhës, Ardian (Halit) Brahimi. Është varrosur sot në qytetin e Kolding, Danimarkë. Lutemi që Allahu ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.”
Familjarët kanë njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet më 12 korrik 2026 (e diel) në Vaganicë të Mitrovicës, pranë marketit QTA, ku të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të kenë mundësi të shprehin ngushëllimet e tyre.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur pikëllim të madh te familjarët dhe ata që e kanë njohur, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe lutje për shpirtin e të ndjerit.
Familjes Brahimi u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë, duke lutur që i ndjeri të prehet në paqe dhe të shpërblehet me mëshirën e Allahut.
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë djali i Axhes Ardian ( Halit) Brahimi . Është varrosur sot ne qytetin e Kolding , Danimark.
Lutemi që Allahu ta mëshirojë, t’ia falë gjynahet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.
E pamja do të mbahet me datë 12.07.2026 (e Diel ) në Vaganic, afer market QTA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
