LAJME / E Diel 24 Maj 2026, 18:06

‘KËRCET’ ARMA NË TIRANE/ Plagoset nje femije, ndersa tre te rinj te tjere…

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Berit Beker”, brenda banesës së të riut.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka menduar se arma pistoletë nuk kishte fishek dhe e ka shkrepur pa dashje, duke plagosur shokun e tij.Pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Përveç 19-vjeçarit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, shokë të tyre, pasi dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se mbahej pa leje.I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përgjegjësive të secilit të përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE