
Gazetarja Klodiana Lala ka shpërthyer ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi, pasi kjo e fundit ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar në protestën e PD-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Lala e ka cilësuar Çaushin si “sharlatanja e Parlamentit”.
Më tej, ajo shkruan: “Çfarë populli jemi që pranojmë llojin e saj?”
“Zeqineja, sharlatanja e Parlamentit që paguhet me taksat tona! Çfarë populli i mjerë paskemi qenë që pranojmë sojin e Zeqinesë, alias Zegjines!”, shkruan gazetarja në postimin e saj.
Kujtojmë se deputetja Çaushi, në dy postime në Facebook, ka ironizuar gjendjen shëndetësore të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i cili mbeti i lënduar pasi iu hodh spraj lotsjellës nga policia gjatë protestës së opozitës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
