
Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, një vendim që ka shkaktuar debat mes këshilltarëve.
Projektvendimi u votua nga shumica e këshilltarëve të majtë, ndërsa opozita doli kundër. Në votim u vu re edhe një devijim nga radhët e mazhorancës, pasi një këshilltare socialiste votoi kundër, duke mos mbështetur qëndrimin e grupit. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha, e kritikoi vendimin, duke e cilësuar atë të paqartë dhe jo transparent për qytetarët.
“Vendimet merren, por mungon transparenca për projekte të tilla. Sa herë ndërhyhet, qytetarët nuk shohin përfitim konkret”, u shpreh ai, duke shtuar se tarifa përbën një barrë shtesë për pushuesit.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shumicës argumentuan se vendosja e tarifës lidhet me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike bregdetare, megjithëse detaje të plota mbi zbatimin e saj nuk u bënë publike gjatë mbledhjes.
Debati mbetet i hapur, ndërsa çështja e aksesit falas në plazhet publike vijon të jetë një nga temat më të ndjeshme për qytetarët dhe pushuesit. Pyetja që shtrohet pas këtij vendimi është e thjeshtë: a po përmirësohen shërbimet për qytetarët, apo po rritet vetëm pesha financiare mbi ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
