LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 17:05

Ka vilë 15 milionë euro? Erald Kapri zbulon si është pasuruar Agron Shehaj: U mori borxh …

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka diskutuar rreth çështjes së Agron Shehajt, i cili rrëmbeu marrëveshjen sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kuvend dhe iku me vrap.

Por jo vetëm kaq, pasi Kapri u ndal edhe te pasuria e Shehajt, duke treguar se si ai arriti që të ngrinte një perandori në këtë vend.

?Gazetari: Vetëm kur zbulova se kishte një vilë me vlerë 15 milionë euro thashë ‘uau sa i varfër që jam’.

?Kapri: Po t’a shpjegoj me dy minuta historinë e tij. Iku me familjen, me anije që në vitin ’91.

?Kapri: Në Itali. U rrit atje, u edukua, mbaroi universitetin në Firence dhe u kthye në Shqipëri. E kishte një ide. Duke parë që të rinjtë shqiptarë flisnin shumë mirë italishten, vendosi të hapte një biznes, i pari në Shqipëri, të telekomunikacionit.

?Kapri: Po. U ka marrë borxh prindërve 40 mijë euro.

?Sharka: Po prindërit ku i kishin gjetur 40 mijë euro?

?Kapri: Kursime jete se kishin 20 vite që jetonin dhe punon në Itali.

?Gazetari: Kështu tha edhe Veliaj kur u martua në Gjirokastër, se u martova me kursimet e mamasë.

?Kapri: I ke të gjitha në bankë. Mos e banalizo tani se nuk po flasim për atë.

?Kapri: Pra po të them, mori 40 mijë euro borxh prindërve dhe nisi biznes. I krijoi ekonomisë shqiptare përmes një sektori që të vijnë miliarda e miliarda, sepse u hapën me dhjetëra e qindra kompani të tjera në këtë sektor. Nuk është i vetmi biznes pasi Agroni ka bërë edhe biznese të tjera në teknologji e tjerë, e tjerë. E sigurisht e ka ndërtuar punën në Perëndim. Të gjithë klientët e Agronit janë në Perëndim, nuk janë këtu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE