LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 20:08

Iu tregoj lajmin e mirë për Shqiptarët!”/ Balla ultimatum PD-së: Nëse javës tjetër…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën pavarësisht qëndrimit të opozitës.

Balla u ndal edhe te ftesa e Trump për Bordin e Paqes është një lajm i mirë për Shqipërinë duke shtuar se opozita sërish nuk i ndali akuzat në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në reformën zgjedhore, duke i vendosur ultimatum që “nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme, do e bëjmë pa ju.”

Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit.

Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV. E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave, dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029…” u shpreh Balla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE