LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 08:08

Ish deputetja e PD zgjidhet ne funksionin e larte ne Vlore

Partia Demokratike ka zhvilluar zgjedhjet për drejtimin e disa degëve në vend, ku janë shpallur fituesit në Vlorë dhe Pogradec.

Në Vlorë, fituese u shpall Nada Meçorapaj, e cila arriti të marrë 496 vota, duke lënë pas rivalen e saj Darling Banushi, që siguroi 106 vota. Sipas rezultateve të numërimit, 13 vota rezultuan të pavlefshme.

Meçorapaj është një figurë e njohur në strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet. Ajo ka shërbyer më parë si deputete dhe gjithashtu ka mbajtur detyrën e sekretares së degës së PD-së në Vlorë.

Ndërkohë, në Pogradec, gara për kreun e degës rezultoi më e ngushtë. Oligert Muçllari u shpall fitues me 247 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Kasëm Galla mori 224 vota. Në këtë proces u regjistruan edhe 6 vota të pavlefshme.

Muçllari është ekonomist me profesion dhe deri tani ka mbajtur detyrën e drejtuesit të komanduar të degës së PD-së në Pogradec, pas zhvillimit të primareve. Kjo ishte hera e parë që ai kandidonte për postin e kryetarit të degës.

Procesi i zgjedhjeve në këto dy degë është pjesë e riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike në nivel lokal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE