
Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më akses në Ngushticën e Hormuzit dhe se, nga tani e tutje, vetëm vendet që respektojnë kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë anijet përmes kësaj pike strategjike.
“Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën. Ngushtica do të hapet patjetër, por jo për ju. Ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit”, shkroi ai, pa sqaruar se cilat janë këto kushte të reja. “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë”, tha Azizi në një postim në platformën X.
Deklaratat e tij vijnë si reagim ndaj njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët gjatë ditës bëri të ditur se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së Ngushticës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
