LAJME / E Premte 6 Mars 2026, 00:12

Irani bombardon Tel Avivin

Qyteti i Tel Avivit është shënjestruar tre herë gjatë natës nga raketa balistike të lëshuara nga Irani, në një tjetër përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, kryeqyteti ekonomik i Izraelit u godit në tre valë të njëpasnjëshme sulmesh, ndërsa sirenat e alarmit ranë në disa zona të qytetit.

Forcat e mbrojtjes ajrore izraelite kanë aktivizuar sistemet kundërraketore për të interceptuar raketat, ndërsa banorët janë detyruar të strehohen në bunkerë dhe strehime të sigurta.

Deri në këto momente nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet apo për persona të lënduar, ndërsa autoritetet izraelite vijojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë në gatishmëri të lartë sistemet e mbrojtjes.

Sulmet ndaj Tel Avivit vijnë në një moment kur përplasja ushtarake mes Iranit dhe Izraelit është intensifikuar, duke rritur frikën për një konflikt edhe më të gjerë në rajon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE