
Gjatë ceremonisë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, një incident i papritur ka shkaktuar indinjatë të madhe publike.
Eldioni u varros dje në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan, pasi humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.
Ndërsa qytetarë të shumtë dhe figura publike ishin mbledhur për të shprehur ngushëllimet, disa pjesëmarrës u fotografuan duke shkelur varret e personave të tjerë të varrosur aty pranë. Kjo u raportua nga disa qytetarë, të cilët dërguan fotografi në redaksi.
Veprimi ka ngjallur reagime të forta për mungesën e respektit dhe dinjitetit gjatë një akti kaq delikat.
Publiku e ka cilësuar këtë incident si të turpshëm, duke bërë thirrje për një reflektim mbi kulturën e respektit ndaj vendeve të fundit të pushimit.

Familja Kelmendi po përballet me dhimbjen e madhe të humbjes, ndërkohë që incidente të tilla sjellin një ndjenjë hidhërimi shtesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
