LAJME / E Martë 13 Janar 2026, 17:05

IGJEUM, ja çfarë pritet të ndodhë: Ngrica në të gjithë territorin, vështirësi në transportin rrugor

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me situatën hidrometeorologjike në vend.

Sipas përllogaritjeve, pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna. Prurjet dhe nivelet në ditët në vazhdim pritet që të ulen.

Sot pasdite dhe nesër, si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 0 / 13 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE