LAJME / E Enjte 4 Janar 2024, 19:07

Identifikohet 52-vjeçarja që u gjet e mbytur në plazhin e ri Vlorë

Pë shtetasen e gjetur të mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, bëhet me dije se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor bëhet i mundur identifikimi i saj, R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.