LAJME / E Mërkurë 25 Mars 2026, 19:07

“I trajtoi si miq britanikët në hotelin e tij”/ Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit: Nuk ka drejtësi nëse nuk dalin urdhëruesit

Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen reagimi i parë nga familja e Ardian Nikulajt.

Familja e Ardian Nikulajt shpreh shqetësimin se ende përpara drejtësisë shqiptare nuk ndodhen britanikët të cilët erdhën me mision për ta vëzhguar të afërmin e tyre e kaluar informacionin tek ekzekutori.

“Ne u jemi falënderues oficerëve të policisë Lezhë që hetuan vrasjen, zyrës së Interpol Tiranës të cilët bënë gjithçka për ekstradimin nga Maroku të Ruben Saraivës, përfshi prokurorët e çështjes për çuarjen përpara drejtësisë të Ruben Saraivës por jemi të shqetësuar, nga vonesa në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli prej vitit 2023,

si të përfshirë në vrasjen e Ardianit. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë drejtësi të plotë për Ardianin dhe qetësi për familjen Nikulaj, nëse nuk zbulohen dhe dalin përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes”, thanë ata.

Deri më tani hetimet e prokurorëve të Lezhës, kanë ngritur një pistë se kush mund të jenë, porositësit dhe financuesit e vrasjes të Ardian Nikulajt por nuk kanë mundur ende ta provojnë përmes provavedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE