
Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15 korrik të 2012.
Burime për mediat bëjnë me dije se do të vijojnë të kryejnë dënimin “burgim të përjetshëm” dy autorët kryesorë të dyshuar për ekzekutimin e babait Nezir dhe djalit të tij, Gentjan Beqiri. Ardjan dhe Florenc Çapja do mbeten përgjithmonë prapa hekurave.
E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku.
Ndërsa për Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor të këtij krimi, u caktuan 25 vite arrest me burg.
Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet e ushtruara u mësua se autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, teksa ata flinin.
Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës nga autoritetet vendase,.
Hetimet nxorrën në pah se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë të ndodhur mes grupeve kriminale në Elbasan, çka çoi më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
