
Një moment shprese ka mbërritur mes tragjedisë që ka goditur Venezuelën, ku ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një djalë 12-vjeçar, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja për pesë ditë pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në lagjen Macuto të qytetit bregdetar La Guaira nga ekipi Usar Ecuy-01, në bashkëpunim me ekipin e Republikës Dominikane. Lajmi u konfirmua nga vetë ekipi i shpëtimit i Shërbimit Zjarrfikës të Distriktit Metropolitan të Quito-s përmes një njoftimi në rrjetin social X.
“Pas orësh të tëra pune në Venezuelë, ekipi ynë, së bashku me ekipin e Republikës Dominikane, arriti të shpëtojë Carlosin, një djalë 12-vjeçar që kishte mbetur nën rrënoja në Macuto për pesë ditë pas tërmetit”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se mbi 100 shtetas venezuelianë të riatdhesuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara ndodheshin në një hotel në La Guaira kur vendi u godit nga dy lëkundjet e fuqishme sizmike. Fluturimi, i nisur nga Miami, kishte mbërritur vetëm pak orë më parë me 146 persona në bord, mes tyre 19 gra dhe shtatë fëmijë.
Sipas të mbijetuarve, momentet pas tërmetit u shoqëruan me kaos, ndërsa shumë persona mbetën të bllokuar nën ndërtesat e shembura. Pasagjerët e riatdhesuar ishin vendosur përkohësisht në një strukturë akomoduese, ku do të kalonin natën përpara se të ktheheshin në banesat e tyre.
Bilanci paraprak i autoriteteve venezueliane është rënduar ndjeshëm. Deri më tani raportohen mbi 1.700 viktima, ndërsa mijëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ose janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
