
Një 14-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Has, pasi është arratisur një ditë më parë nga banesa.
Sipas Policisë, ditën e djeshme babai i të miturit ka bërë kallëzim, se djali i tij i kishte marrë makinën dhe ishte larguar në drejtim të paditur.
“Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij”,– thuhet në njoftimin e Policisë.
Nuk dihet ende arsyeja e arratisjes së djalit të mitur, ndërkohë prej ditës së djeshme ende nuk ka asnjë gjurmë për vendodhjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
