LAJME / E Martë 2 Shtator 2025, 20:08

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, gjendet i pajetë në banesë një person, dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm në qytetin e Korçës.

Policia e qytetit thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa i moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE